(FOTO: Drejtori i Medresesë distancohet nga qëndrimi i mësueses).
Emine Alushi, mësuese e Medresesë në Shkodër, është regjistruar në një video tashmë të shpërndarë në publik, duke iu thënë nxënësve se “ISIS është i mirë, mbron myslimanët. Këta që thonë se është i keq, gënjejnë”.
Pas kësaj Policia e Shkodrës ka arrestuar mësuesen Emine Alushi.
Drejtoria e Medresesë Shkodër është distancuar nga deklaratat e mësueses.
“Distancohemi nga deklaratat e transmetuara në video. Ajo çka thotë mësuesja është e kundërt me atë që ofron shkolla. Subjekti i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.
Argumenti i përdorur nga Drejtoria e Shkollës është se “ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ”.
Medreseja është institucion i Shërbimit arsimor para-universitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH.
/Veritas.com.al/