Presidenti Ilir Meta ka shpallur sot një datë të dytë për zgjedhjet e pushtetit vendor, 13 tetor 2019, e cila- siç eshë dihet prej fillimit, nuk mund të ketë vlerë.

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur t’i përgjigjet me të drejtën romake dekretit të ri të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore, duke i thënë një “JO” absolute në latinisht.

Përmes një njoftimi në facebook, krahas përgjigjes politike, kreu i qeverisë nuk la pas edhe ironinë ndaj Kreut të Shtetit, ndërsa solli në vëmendje deklaratën e tij të një dite më parë, kur paralajmëroi sipas tij ‘çmendurinë e radhës’.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?

Tani thjesht mëshirojeni

Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM

30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH”-shkruan Rama.

Veritas.com.al/