Gjykata e Posaçme ka nisur seancën e sotme të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe të bashkëpandehurve. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të dy ish-bashkëshortët Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, shkruan A2 CNN.
Pak ditë më parë, përmes një kërkese të depozituar në kryesekretari, Meta kërkoi të mos mbahej në kafazin e sallës, duke pretenduar se në të kundërt nuk do të pranonte zhvillimin e seancave të procesit.
“Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, citohet të ketë thënë Meta. (
Komente