Kreu i PL-së, Ilir Meta ka dalë pas më shumë se 3 orësh nga Prokuroria e Posaçme.

Në videon e mëposhtme shihet sesi Meta i cili ishte tërbuar nga marrja në pyetje, tërhiqet prej krahu nga shoqëruesi i cili u përpoq ta ndalonte të fliste më tepër me gazetarët.

Meta përsëriti akuzat ndaj kreut Altin Dumani, i cili sipas tij, bën akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën.

Kreu i Partisë së Lirisë, nuk preferoi të jepte asnjë sqarim se për çfarë ishte thirrur ditën e sotme.

Kujtojmë se një ditë më parë në SPAK, u paraqit edhe deputetja e PL Monika Kryemadhi, për gati 5 orë. Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi nënvizoi se u pyet për verifikimet që po kryhen për disa vepra penale siç është mosdeklarimi i pasurisë, fshehja ose pastrim parash.