Presidenti Ilir Meta në deklaratën për mediat ka folur edhe për gruan e tij, kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi. Ai ka marrë shkak nga ironitë e kryeministrit mbi Monikën si fallxhore me filxhan. Meta ka thënë se në fund të fundit Monikën e gjeti në partinë që drejton Rama.
“Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe e di gjithë Shqipëria dhe shqiptarët.
Monikën e kam gjetur në partinë që drejton Edi Rama. Unë di ta ndaj anën personale, shoqërore me atë personale dhe anën shtetërore.
Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër Republika”, tha Meta.
VERITAS.COM.AL/