Nga: Artan Hoxha/
Presidenti Ilir Meta tha me 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshëm qe për te shpëtuar Shqipërinë, do te vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende.
Por ne te vërtetë, me dekretin nr. 11199 te datës 10 qershor 2019, jo vetëm nuk sakrifikoi veten për te shpëtuar Shqipërinë, por po sakrifikon Shqipërinë për te shpëtuar veten.
Dekreti nr 11199 me firmën e Metës do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vëllavrasje shqiptaret.
Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart.
Jeta e çdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, është me e shtrenjte se çdo karrige pushtetari te korruptuar ne këtë vend…
Ne pamje eshte sulmi qe i është bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Corovodes nga mbështetësit e LSI-se.
Zoti president, si bashkëpatriot nga e njëjta zone, po te kujtoj se pjesa dërrmuese e atyre qytetareve qe kane mësyrë sot pallatin e kulturës qe mban emrin e nje shqiptari te madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit “Riza Cerova”, si dhe atyre gjithsej 20 policeve qe ka komisariati i Skraparit, ne mos janë kushërinjtë e tu apo te mite, janë kushërinj apo kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.
Skrapari dhe skraparllinjtë nuk te detyrohen asgjë, përveç se te kane votuar qe nga viti 1992 dhe te kane mbështetur sa here qe gjithë te tjerët te kane braktisur.
Ata bashkëpatriotë qe i janë sulur pallatit te kulturës “Riza Cerova” me urdhrin tënd dhe ne zbatim te dekretit tënd, nuk ka nevoje te ndezin dhe nje zjarr tjetër ne këtë Shqipëri te shkrumbuar tashme nga elita politike e korruptuar deri ne palce…
Ndërsa i ke vene flaken vendit për karrigen e pushtetit tënd apo te Rames, së paku kurseja një zjarr me pak vendlindjes tende, Skraparit…
Veritas.com.al/