“Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Nëse do t’i shesë është punë për të, mos guxo se s’të lë unë. Por ta dijë se do të ngrej popullin edhe përballë saj”.

I veshur me këmishë ngjyrë “mavi”, e cila është bashkim i blusë me të kuqen, nga një konferencë e jashtëzakonshme, i shqetësuar, kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të drejtëpërdrejtë për opozitën, duke thënë se ajo do të marrë sipas tij 90 mandate në zgjedhje dhe askush të mos guxojë ti shesë.

Fitoren e mundshme të Partisë Socialistë, Meta paralajmëroi se nuk do ta njohë, por do ta shohë si shitje të mandateve të opozitës tek Rama, deklaratë kjo që tregon se presidenti e mendon mundësinë që kreu i PD Lulzim Basha edhe mund ta pranojë ftesën e kryeministrit për bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Më 25 prill Meta tha se do të jetë në Vlorë në numërimin e votave dhe se do të ketë në vëzhgim komisionarët e opozitës, të cilët sipas tij janë të gatshëm të japin jetën për të mbrojtur votën, ndërsa kërcënoi me një miting si në 2 mars.

Teksa e konsideroi krim publikimin e të dhënave dhe akuzoi qeverinë si përgjegjëse, Meta u bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë sipas tij këtë aferë.  Kreu i Shtetit tha se po shantazhohen qytetarët për të votuar qeverinë, ose ata që janë mbeshtetes te PD dhe LSI te mos votojnë.

Meta iu referua sërish letrës së politikanes gjermane, Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku ngre disa pyetje lidhur me publikimin e të dhënave të votuesve shqiptarë. Kreu i Shtetit lexoi pyetjet që politikani gjermane i ka drejtuar Ramës, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët që nga dita e sotme deri më 26 prill ta ndjekin në “Facebook”.

Pjesë nga fjala e Metës ku ngre dhe disa pyetje lidhur me përdorimin e të dhënave: 

Çdo shqiptar i ndershëm do jetë në krye të detyrës, çdolloj detyre, mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës është vetëmbrojtja e atdheut. Tani pyetjet shtesë pë SPAK, për ta ndihmuar

1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet, kur u popullua me të dhëna në PS?

2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyettarëev që ia kanë dorëzuar shtetit në El-Albania

3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar? Ndërkohë që vijojmë të harxhojmë për këto sisteme, mirëmbajtjen e tyre?

4. Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit, muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete bizensi, janë detyruar pranë QKB dhe KASH, të dorëzojnë të dhënat. Lindin Pyetjet

Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave? Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave.

5.Unë personalisht, Ilir Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së PS. Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?

6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër, me çtë drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve.

7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.

8.Si diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.

9.Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare. Ju dhashë prova si u bë në Maqedoni, u pranua nga autoritetet, me qytetarë në Bashkinë e Korçës e Pustecit, madje dhe nga Dibra, e mund të ketë ndodhur në shumë Bashki.

10.A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së idneteteve.

11. A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njeëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar, vendas e ndërkombëtar, dhe vendeve joarmiqësore sidomos tani në prag të zgjedhjeve. I kërkoj SPAK të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga kryeministri në detyrë Rama, dhe drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

VERITAS.COM.AL