Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, nga mitingu i LSI-së në Tiranë, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Rilindjen, ndërsa pohoi publikisht se ka pasur një bashkëpunim serioz me Sali Berishën.
“Këto ua thotë një eurosocialist, një student i Dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. Për të krijuar rininë eurosocialiste.
Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët. As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fortë se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet.
Për fat të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, para se të miratohej reforma në Drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me Rilindasit. Më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet ë kishim shumë politikanë të tjerë se Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama.”, tha Meta.