Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, në konferencën për media ka thënë se Brukseli ka propozuar si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet.

Megjithatë thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë

Ndërkohë që Borell thotë se Vuçiq e ka pranuar propozimin evropian, edhe pse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.

“Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vucic e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell./GazetaExpress/