Koment/

Presidenti  i Republikes ka thirrur dje në Pallatin e Brigadave të gjithë ambasadorët më të rëndësishëm për të diskutuar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Mungesa e Yuri Kim, një mesazh për Metën se pas 2 marsit, qeveria amerikane nuk e konsideron më faktor mbi palët

Presidenti Ilir Meta zhvilloi dje një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të vendeve më të rëndësishme të akredituara në Shqipëri. Mësohet se gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë. Duket qartë se Presidenti kërkonte të ndajë qëndrimin e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Edi Rama dhe dhuna e ushtruar ditën e dielë mbi aktivistët për mbrojtjen e Teatrit.

Burimet bëjnë me dije se takimi u zxhvillua në Pallatin e Brigadave  vetëm pak minuta para se të niste protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me mbeshtetjen e partive opozitare ku ndodhet edhe LSI e gruas se presidentit.

Mësohet se ambasadorja më e rëndësishme në vendin tonë, përfaqësuesja e SHBA, Yuri Kim, nuk ka marrë pjesë në takim. Një refuzim i tillë me sa duket është një mesazh i fortë për Presidentin Ilir Meta, si për t’i kujtuar dhe njëherë se duhet të heqë dorë nga përdorimi i postit të Presidentit për qëllime politike.

Me sa duket zonja Kim me këtë mospjesëmarrje përcjell mesazhin e qeverisë amerikane për kreun e shtetit, se ai nuk konsiderohet më faktor mbi palët dhe zgjidhjen e krizave në vend. Sidomos pas tubimit të 2 marsit në bulevard./Pamfleti