Kryetari i Kuvendit Ilir Meta njoftoi përmes një konference për mediat se ka miratuar rendin e ditës për seancën e së enjtes ku e vetmja cështje është drafti i reformës në drejtësi.
Duke dashur të marrë rolin e protagonistit Ilir Meta tha se kjo seancë është tejet e rëndësishme për interesat e vendit.
Ai ftoi negociatorët të diskutojnë vetëm mbi propozimin hibrid të Viktoria Nuland, duke mos e përmendur Venecian.
Më tej ai u shpreh se është koha të vendoset moratorium për deklaratat politike dhe populiste. Të gjejmë konsensus sa më parë, brenda 1 ore, mundësisht për 30 minuta dhe t’i japim lajmin e mirë Brukselit dhe Washingtonit tha Meta.
Ai gjithashtu ftoi në seancën e së enjtes edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të jenë të pranishëm.