Ilir Meta nuk mbajti fjalën e dhënë që nëse do të fitonte Edi Rama, do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit dhe sot e përforcoi këtë qëndrim duke thënë se do të kthehej në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e tij me Kuvendin ekzistues. Kjo procedurë do të fillojë menjëherë me përfundimin e numërimit të votave për kandidatët. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla që konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”.
“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”, ka shkruar Balla.
VERITAS.COM.AL