Ne konferencen per shtyp qe sapo mbajti presideNti Meta, u pyet edhe reth deklarates se zonjes Yuri Kim, ambasadore e SHBA, e cila duke marre shkas nga nje platforme e Metes per deformimin e Reformes Zgjedhore, tha se ‘Reformen ne Drejtesi duan ta vrasin nga prapa shpine’.
Presidenti Ilir Meta u përgjigj:
Nuk është detyra ime që të vlerësojë këto deklarata. Të jeni të sigurt që vetëm për Ilir Metën nuk e kishte ambasadorja. Unë e kam takuar ambasadoren disa herë. Kam pasur raporte shumë të mira me të dhe kam zhvilluar shumë takime. Në detyrimet e mia përpiqem që të jem sa më korrekt e të mos keq-përdor as imazhin e askujt tjetër. Unë po ju them se kjo është platforma dhe këtë platformë ja kam dorëzuar ambasadores së SHBA dhe më pas janë njohur edhe ambasadorë të tjerë.
Duhet të jemi serioz e mos bëjmë gallatë as me reformën në drejtësi dhe as me cështjen e integrimit europian. Ky zotëria ka zaptuar mediat dhe ka tronditur shtetin e së drejtës. Përkundër, ky do të pushtojë gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Maskat kanë rënë dhe Ilir Meta nuk bën lojëra me Kushtetutën e Shqipërisë dhe as me integrimin europian.
VERITAS.COM.AL/