Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar më në fund që të dekretojë Gent Cakaj si ministër i Jashtëm – propozuar nga kryeministri Rama. Argumentet e presidentit nuk janë bërë akoma publikë, por me sa shkruajnë disa media presidenti e ka lidhur refuzimin me ‘Kosovën’, dmth që Cakaj nuk është shqiptar i lindur në shtetin shqiptar dhe që paska qenë dakord me ‘ndarjen e kufijve’ të Kosovës…

Pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentet e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama.

Veritas.com.al/