( FOTO: Zoti Flynn ka histori për të treguar- thotë avokati)/
Ish- këshilltar i Presidentit Donald, për sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, kërkon mbrojtje që të dëshmojë mbi përzierjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e Amerikës- tha avokati i tij.
Robert Kelner tha se klienti i tij “ka histori për të treguar” por nevojitet që të garantohet kundër “persekutimit të pandershëm”.
Zoti Trump tha se zoti Flynn ka të drejtë të kërkojë imunitet, duke akuzuar Demokratët për orkestrimin e “gjuetisë së shtrigave”.
Kongresi po heton mbi akuzat, me një senator që paralajmëron “propagandën e ndotur” të Kremlinit.
Zoti Flynn u largua nga detyra e këshilltarit për sigurinë në Shkurt pas keqkuptimeve në Shtëpinë e Bardhë mbi bisedimet e tij me të dërguarin e Rusisë.
/Veritas.com.al/