Gracie Lou Philips, 82 vjeç,e sëmurë rëndë, ka votuar për herë të parë në jetën e saj në Grand Prairie të Teksasit, “ka improvizuar një valle rreth karrocës së saj” dhe më pas është shuar.

Një histori që ka prekur Amerikën e Midterm: “Ka pyetur nëse mund të gjente një mënyrë për të votuar”, ka treguar për Washington Post një nga shtatë fëmijët e adoptuar të saj, të cilët më pas e çuan në një kishë aty pranë, ku, me karrocë dhe oksigjen, ka përmbushur dëshirën e saj. “Unë votova,” thotë ajo shumë e lumtur në një video të marrë nga familja e saj, “në fund e bëra”. Thonë se ka votuar për Republikanët, pastaj është kthyer në spital, dhe me vajzat e saj pranë ka vdekur.

Veritas.com.al/