Skena ngazëllyese po shpalosen në rrugët e Harare- kryeqytet i Zimbabwe, teksa protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Robert Mugabe, 37 vjet në pushtet. Protesta ka festuar edhe për rolin e ushtrisë në dhënien fund të kontrollit të tij në pushtet.

Korrespondentët e BBC thonë se protestuesit po krijojnë masa të mëdha dhe po brohorasin për ushtarët.

Një demonstrues tha për BBC se dita është “si një fillim i ri “.

Manifestimi mbështetet nga ushtria e Partisë në pushtet Zanu-PF.

Veteranët e luftës- të cilët deri vitin e kaluar ishin besnikë të presidentit, po thonë gjithashtu se zoti Mugabe duhet të japë dorëheqjen. Kompozimi miks i njerëzve në demonstratë është një akt i paprecedent- thonë korrespondentët.

Andrew Harding i BBC në  Harare thotë se ky është një moment ky ëhstë një çast vendimtar dhe se nuk mund të ketë më kthim të Mugabe në pushtet.

Veritas.com.al/