Nuk mund të mohohet, ajo është një mike e përditshme. Për shumë njerëz, kafja është mikesha më e mirë, pasi na gjendet pranë kur kemi nevojë.

Siç pihet vetëm e ngrohtë, kafja është mikë e ngrohtë për situatën e secilit…

Por ho vetëm kaq. Kafja ka efekte shumë pozitive për trurin dhe trupin tonë.

Pikësëpari, shkencëtarët janë kafepirësit më të mëdhenj nga të gjithë. Ndaj, ata kanë qenë më të motivuar për të ditur më tepër për efektet magjike të kafes.

Ja faktet shkencore thelbësore që kushdo duhet t’i dijë për kafen:

Efekti i molekulave të kafeinës. Forma e kafeinës është e ngjashme me një molekulë të rëndësishme të quajtur “adenozinë”, e cila rregullon funksionin e trurit. Kafeina është e ngjashme me adenozinën dhe shkakton të njëjtin efekt në tru. Ka një kohë më të përshtatshme për të pirë kafe. Kjo pasi ne udhëhiqemi nga cikli biologjik prej 24 orësh, i njohur si ora cirkadiane. Kur zgjoheni herët në mëngjes, truri është ende i pajisur me kortizol, një përbërës natyral që ju mban vigjilentë.

Ndaj, edhe pse mund t’ju duket sikur keni nevojë për kafe, në fakt ajo nuk ju nevojitet. Më mirë të prisni derisa nivelet e kortizolit të ulen.

Përqendrimi i kafes në gjak:

Pas 10 minutash, përqendrimi i kafeinës në gjak arrin gjysmën e përqendrimin maksimal, që është i mjaftueshëm për të krijuar një efekt. Kafeina arrin nivelin maksimal, duke ju bërë shumë vigjilentë, 45 minuta pasi e pini. Në varësi të aftësisë trupore për ta shpërbërë kafeinën, ju mund t’i ndieni efektet e saj për 3­5 orë. Përveç kafeinës, ka përbërës të tjerë në kafe që i bëjnë mirë shëndetit.

Kafeja përmban qindra përbërës, si antioksidantët, që e mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Këto molekula shkaktojnë plakjen dhe lidhen me sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Studimet tregojnë se ata që e pinë kafe kanë një rrezik më të ulët për sëmundjen eAlzheimerit, Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe shumë sëmundje të tjera.

/Veritas.com.al/