
Nërsa iu përgjigj pyetjeve në Forumin ndërkombëtar ekonomik në Tiranë, kryeministri Rama vecoi mikpritjen se profesion më të arrirë të shqiptarëve.
“Profesioni që kemi ne si shqiptarë është mikpritja. Mikpritja në Shqipëri është feja që na bashkon, myslimanë, të krishterë. Papa Francesku kur erdhi këtu tha se është vëllazëri fetare, të gjithë ne kemi një bindje që na përbashkon dhe është e vulosur në kanunin e mesjetë ku thuhet se Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, pra jeni të trajtuar si Perëndi. Kështu ne i shohim miqtë, kështu e shpjegonte kanuni.
Kur troket në derë është vullnet i Zotit, duhet ta presësh, qoftë edhe armik dhe nuk mund ta prekësh. Nder që ju mikpresim, të gjithë të ftuarit që janë këtu. Do bëjmë maksimumin t’ju bëjmë të ktheheni. Këta erdhën nga e gjithë Europa, dhe organizuar samitin e KPE e nisi si ide e Emanuelit, besoj se si ide e vjetër franceze. Kur mbështeta idenë e KPE shumë njerëz që nuk ishin dakord me të në fillim dhe menduan se ishte hileja tipike franceze menduan se në një farë mënyre pas kaq shumë vitesh po dilja si aset i rekrutuar nga francezët. Ky ishte samiti i gjashtë dhe gjithçka ndryshoi.
Agresioni rus ka bërë gjithkënd të besojë se ky format është dobiprurës për të gjithë. Patëm kënaqësi që Azerbajxhani dhe Armenia janë vetëm një hap larg finalizimit të marrëveshjes së paqes. Një gjë nuk ia dolëm dot të bënim. Një ditë më parë patëm Starmer, na solli me vete kaq shumë shi sa e gjithë dita dje ishte nën retë e politikës britanike e shihni sot kemi diell me mbretin e dytë diell këtu.”-tha Rama./
Komente