Hajdutët në shtëpinë e prindërve të Matteo Salvinit. Goditja në apartament ndërsa çifti ishte jashtë qytetit

Nga Franco Grilli

 

Hajdutët në shtëpinë e prindërve të Matteo Salvinit. Siç tregon Corriere della Sera, episodi u konsumua dje në mëngjes.

Prindërit e ministrit të brendshëm jetojnë në Milano në zonën Primaticcio. Prindërit e titullarit të Ministrisë së Brendshme ishin jashtë qytetit për pushimet verore dhe kështu hajdutet shfrytëzuan rastin për të shënuar goditjen e tyre. Me sa duket, siç raportohet nga Corriere, hajdutët kishin marrë të gjitha pasuritë e çmuara të ndodhura ne shtëpi dhe i kishin vënë syrin edhe kasafortes së banesës. Nuk është e qartë nëse hajdutet ishin të vetëdijshëm për identitetin e pronarëve të banesës.

Tani hetuesit po përpiqen të kuptojnë kush është identiteti i bandes që ka bërë blic në shtëpinë e prindërve të ministrit. Në fund të majit të kaluar, edhe shtëpia e kryebashkiakut Beppe Sala ishte vene në shënjestër nga hajdutët. Në verë, apartamentet e qytetit mbeten bosh me familjet që shkojnë për pushime. Dhe ky është kontesti ideal për hajdutet për të shënuar goditjet. Policia i fton banoret te kenë vëmendje maksimale kur largohen.Mjaftonte ndjekin disa këshilla për të shmangur “monitorimin” e banesës nga hajdutët. Më në fund, përsëri në rastin e vjedhjes në shtepine e prindërve të Salvinit, duhet të kujtojme se hajdutet plaçkitën edhe një banesë në katin e sipërm.

Veritas.com.al/