Borxhet trashëgohen. Dhe ato që Jean-Claude Juncker do t’i lërë Bashkimit Evropian sapo mandati i tij të mbarojë, janë të mëdha. Ekonomike dhe politike. Te parat, siç tregohet nga L’Espresso, arrijnë në rreth një trilionë euro në vit. Sepse me vendin e tij, Luksemburgun, i cili

është kryeqyteti i shmangies (ose evazionit) fiskal në kontinentin evropian, bilanci i BE-se dhe 28 shteteve anëtare është katastrofik.

Një hendek i taksave të papaguara, shoqëri shumëkombëshe që bëjnë miliarda fitime duke u përpjekur të mos paguajnë taksa, me kontributin e shteteve anëtare të BE-së që bëjnë garë për t’u bërë vendi më i mirë për të lëvizur kapitalet e tyre.

Në këtë lojë të përgjakshme për arkat e shteteve më të besueshme, Juncker, me Dukatin e Madh, ka patur një rol themelor. Duke qenë babai-padron i Luksemburgut për vite, fuqia e tij e ka shndërruar vendin e vogël të Beneluksit në një parajse të vërtetë tatimore brenda Bashkimit

Evropian. Kaq e vërtetë është saqë hetimi LuxLeaks i 2014, pikerisht kur Juncker u vendos në Bruksel si president i Komisionit Evropian, ka zbuluar 28,000 dokumente konfidenciale me marrëveshje tatimore midis Luksemburgut dhe 340 shumë-kombësheve që do të paguanin më pak se 1% taksë.

 Luksemburgu është vetëm maja e ajsbergut e një sistemi shumë të thellë të shmangies fiskale. Një sistem i degëzuar që ka përfshire jo vetëm Dukatin e Madh të Junckerit, por edhe Belgjikën, Holandën, Irlandën dhe Maltën. Sipas BE-së, kjo konkurrencë e pandershme kushton një

trilionë euro në vit për taksat e pa mbledhura. Por me sa duket, presidenti i komisionit ishte më i angazhuar t’u tregonte të tjerëve se si të menaxhojnë borxhet publike sesa të godiste këtë mashtrim të vërtetë kundër shumë Shteteve Anëtare dhe qytetarëve të tyre.

Pamja e treguar nga hetimet përbëhet nga manovra politike, presione mbi qeveritë individuale, marrëveshje se si të shmangen reformat fiskale në Evropë dhe kufizimet e sekretit mbi marrëveshjet ndërmjet Shteteve dhe gjigantëve te industrisë dhe tregtisë. Dhe ajo që del nga

kjo, është një makth i vërtetë që tregon, nëse ka ndonjë gjë që nevojitet akoma, papërshtatshmërinë (për të thënë më së paku) e Juncker si president i Komisionit.

Një gjë krejtësisht e pakëndshme, sidomos pas skandalit të shërbimeve sekrete që kishte treguar se si Kryeministri i atëhershëm i Luksemburgut kishte krijuar një sistem të skedimit te paligjshëm të të gjithë qytetarëve të Dukatit të Madh. Dhe sigurisht, Europa e ka vlerësuar atë me detyrën më të lartë: Presidencën e Komisionit.

Këtyre borxheve ekonomike, të cilat janë certifikimi i një përgjegjësie, i shtohen pastaj efektet politike po aq katastrofike në Evropë. Siç është shkruar tashmë në krye, duket një paradoks, por Juncker në këto vite është shfaqur një aleat i vërtetë i euro-skeptikëve më të zjarrtë. I paaftë për të kuptuar Europën dhe qytetarët evropianë, i papërshkueshëm ndaj kritikave, mbështetës i  bindur i faktit se BE, kështu siç është, funksionon shumë mirë, Juncker kurrë nuk ka dashur të ndryshojë. Dhe ka qene pikërisht kjo siguri e tij granitike qe bëri qe Bashkimin Evropian të bëhet i pa tolerueshëm për shumë qytetarë të Vendeve anëtare.

Një lodhje që më pas çoi në rritjen e kësaj bote sovraniste dhe të ashtuquajtur populiste, e cila tani kërcënon establishmentin evropian. Dhe qe tashmë i ka dhënë një mësim me zë të lartë njeriut të fortë të Brukselit, duke dënuar partinë e tij pikërisht në Luksemburg. Votimi i disa ditëve më parë në Dukatin e Madh ka certifikuar rezultatin më të keq në historinë e partisë së

Juncker (CSV), me 28% të konsenseve.

E pabesueshme për të thënë, sot është ende Juncker  që vendos fatin e kontinentit tonë. Por përshtypja është se zgjedhjet evropiane do të bien si një sëpatë mbi këtë strukturë. Dhe Juncker nuk do te jetë vetëm viktima, por drejtpërdrejt bashkëpunëtor i kësaj, por edhe përgjegjës për këtë humbje të ardhshme të moderatorëve evropianë. Ai ka vepruar si një vrasës i vërtetë, ka vrarë ambiciet, shpresat dhe madje edhe ekonomitë e Shteteve Anëtare individuale. Dhe tani pret në fronin e Brukselit ardhjen e fundit.

Veritas.com.al/