Një Gjykatë në Francë e ka dënuar milionerin dhe investitor Amerikan George Soros me një gjobë prej 2.2 milionë dollarë, sipas CBSNEWS
Hungarezi në origjinë dhe filantropist amerikan është akuzuar për blerje me me mashtrim të aksioneve në bankën Franceze Societe Generale.
Në Gjykatë ndodhej vetëm avokati Bernard du Granrut i cili tha: “Dua kohë të konsultohem me Sorros” për apelin.
Sorros kundërshtoi akuzat duke thënë se “gjithë jetën jam në biznes dhe i di procedurat”
Ai kishte blerë aksione në Societe General një vit para se banka të privatizohej, në 1987 dhe akuzohet se ka marrë informacion “të shitur” nga dikush.
Në të njëjtin gjykim ndodheshin edhe ish- asistenti i ministrit të Financave të Francës për kohën Minister Pierre Beregovoy, dhe biznesmeni Libanez, Samir Traboulsi.
Gjykata nxori të pafajshëm Naouri dhe Traboulsi
George Soros , sipas raportimeve, është i pari amerikan që ka fituar 1 miliardë dollarë brenda një viti. Ka lindur në vitin 1930 n2ë budapest, Forbes e ka renditur si njeriun e 37 mes të pasurve në botë.
Soros është një filantropist bujar, por edhe një mashtrues financiar.
Gjatë krizës financiare Aziatike (1997-98), presidenti i Malaysias e fajësoi atë dhe disa spekulatorë të tjerë për krizën e besimit ndaj parasë së vendit.
/Veritas.com.al/