Një autobus nga Kosova, i cili kishte marrë rrugën drejt Tiranës është djegur plotësisht në zonën e Milotit, duke krijuar momente paniku. Megjithatë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe ndërsa mësohet se autobusi ishte i mbushur me pasagjerë nga Kosova, konkretisht nga Prizreni. Fatmirësisht pasagjerët kanë mundur të zbresin, duke shmangur pasojat në njerëz, ndërsa autobusi është djegur i tëri.
Shërbimet zjarrfikëse pritet të dalin në vendin e ngjarjes, ndërkohë thuhet se bëhet fjalë për një problem teknik në autobus.
Veritas.com.al/