
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka pritur pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit kancelaren gjermane Angela Merkel. Shefja e diplomacisë shqiptare ka ndarë disa foto nga pritja.
“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka.
Kancelarja gjermane do të takohet në Pallatin e Brigadave me kryeministrin Edi Rama dhe liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një takim “kokë më kokë” Merkel do ta ketë dhe me Edi Ramën.
Postimi i ministres Olta Xhaçka:
Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇩🇪



