Në qendrën e numërimit të votimeve për kryetarin e Bashkisë në KAvajë ka prezencë të shtuar të Policisë së Shtetit. Pasi janë numëruar 84 kutitë e votave për deputetët në Kuvend, sot nis numërimi për votat për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës.

Por edhe pse po afrohet mesdita, akoma numëruesit e PS nuk kanë mbërritur në qendra; kur siç dihet, duhej të ishin paraqitur në ora 8 të mëngjesit.

Kandidati i PD, Isa Sakja, u shpreh i shqetësuar pse nuk kanë ardhur numëruesit e PS dhe njëkohësisht ka një numër të madh forcash policore.

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj sapo ka mbërritur në Kavajë dhe është takuar me shefin e komisariatit të Policisë.

Veritas.com.al/