Sigurisht, nuk mund të thuash “ministre në krah”, sepse zonja Kodheli nuk ndodhet në krah të ministrit Demiraj. Demiraj është ministër i opozitës, si edhe 7 ministra të tjerë, të cilët nuk janë përfillur nga kryeministri dhe anëtarët e tjerë të qeverisë; kështu që nuk mund të quhet ‘në krah’.
Zoti Demiraj është larguar nga detyra me urdhër të ministres Kodheli kur ishte zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes; dhe për këtë kur aktualisht është ministër i qeverisë “Rama”, por ‘teknik’.
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura.
Në studion e ‘Ora News’, Demiraj tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses.
Madje shtoi: “Eshtë bërë presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë zotin Demiraj në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra.
Veritas.com.al/