(FOTO: Mario Giro)/

Zëvendës ministri i Jashtëm i Italisë ka paralajmëruar ata të “linjës së ashpër” në BE se duke kërkuar që të ndëshkojnë Britaninë dhe të minojnë Brexit-in, do të përhapin një “luftë interesash”, madje edhe një “Luftë të Ftohtë Ekonomike”.

Mario Giro tha se Italia nuk është e interesuar të cënojë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar ose të nxjerrë bizneset  nga Britania, por ka kërkuar që të mos ketë më linja të ashpra  në BE që mund të punojnë kundër Mbretërisë së Bashkuar pas votës së Brexit.

“Kur ne jemi mes 27 vendeve të BE, pa përfshirë Britaninë, ata të linjave të ashpra janë më shumë se duken. Nuk mund t’i numëroj këto vende tani. Do t’i shikojmë në fillim të negociatave”, tha zoti Giro në një intervistë për ‘The Guardian’.

/Veritas.com.al/