Duke diskutuar një raport të kohëve të fundit që pohonte se Shtetet e Bashkuara ishin bërë një “demokraci inperfekte”, sekretari i jashtëm britanik kundërshtoi përfundimet e gjetura dhe tha se fakti qe votuesit e pakënaqur në SHBA qene në gjendje të zgjidhnin Presidentin Trump dëshmon se demokracia është në gjendje të mirë.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt– një nga grupi i përzgjedhur i ministrave të lartë në krye të qeverisë britanike, ka rrëzuar raportin e rangimit të lirisë, që thote se Shtetet e Bashkuara ishin bërë “demokraci inperfekte”.

Duke folur për gazetën britanike The Times në një diskutim rreth problemeve me të cilat ballafaqohen demokracitë në mbarë botën në shekullin e 21, kur u pyet për vlerësimin nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike, Hunt ja ktheu : “Nuk do ti përshkruaja kurrë Shtetet e Bashkuara të tilla. E vërteta është një demokraci shumë aktive dhe e fortë sepse zgjodhi President Trump, i cili po artikulon shqetësimet e vetë grupit të votuesve që u ndjenë të privuar dhe armiqësuar “.

Pavarësisht nga vlerësimi i tij pozitiv per demokracinë e SHBA-së në tërësi, ish-ministri i shëndetësisë Hunt – i cili u promovua në rolin e tij të ri të lartë kur Brexiteri i lartë Boris Johnson la qeverinë për shkak te tradhtisë së Theresa May – nuk ka mundur  t’i rezistoje një goditjeje malinje ndaj Presidentit Trump.

Ai tha: “Pra, [U.S.] ka një sistem demokratik që reflekton këto frikëra, çfarëdo lloj gjeje ju mund të mendoni për politikat dhe pikëpamjet e Trump.”

Duke aluduar për pretendimet e vazhdueshme të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Hunt tha se ishte e rëndësishme të “zgjidhim çështjen vendeve te huaja që influencojnë demokracinë përmes mediave sociale, edhe pse ai gjithashtu tha se nuk ishte në dijeni të tentativave të arrira. Kur e pyetën në mënyrë të veçantë nëse Rusia kishte ndikuar në Mbretërinë e Bashkuar, Hunt u përgjigj: “Nuk kam parë ndonjë evidence se Rusia ka ndikuar rezultatin e ndonjë procesi demokratik, qoftë një referendum apo një zgjedhje”.

Por tha se ishte në dijeni të ndikimit të tentuar nga Rusia në vendet evropiane kontinentale. Duke e implikuar nuk ishte domosdoshmërisht një problem aq i madh sa supozohej, tha Hunt për ndikimin e dyshuar rus: “Kjo është relativisht e lehtë për tu zgjidhur brenda mundësive tona.”

VERITAS.COM.AL/