Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur për Tch, ka lënë të nënkuptohet se pakti mes Opozitës dhe qeverisë i nënshkruar gjatë protestave në Çadrën e Opozits, do ta vazhdojë edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Bushati është ministri i ‘zgjedhur’ nga kryeministri Rama si zë i çështjeve të vështira dhe të ‘ftohta’. Ai e bëri deklaratën teksa po merrte pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore, takim i thirrur nga kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel.
“Shqipëria është në një fazë vendimtare sa i takon fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në rast se ne i përmbahemi asaj marrëveshje të rënë dakord me kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD Basha, pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të vijojmë jo thjesht me zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, por do të kemi mundësi për të pasur pritshmëri nga vendet anëtare të BE për të filluar procesin sfidues të anëtarësimit në BE”, tha Bushati.
Që tani gjatë fushatës janë zbutur tonet mes Ramës e Bashës, dhe duket se po krijohet një klimë për zbatimin mëtejshëm të marrëveshjes.
/Veritas.com.al/