Sekretari për Punët e Jashtme i Britanisë, Dominic Raab ka thënë se është “i sigurt”se Boris Johnson do të shërohet nga koronavirusi, duke e përshkruar kryeministrin si ‘luftëtar’.

Duke folur në një konferencë ditore mbi koronavirusin, zoti Raab tha se kryeministri Johnson vazhdon të mbetet me “humor të mirë” dhe se frymëmarrjen e ka pa asistencë.

Ai gjithashtu e përshkroi kryeministrin jo thjesht si sfidant, por “edhe një mik”.

Më vonë në mbrëmje, No 10 tha se kryeministri mbetet në gjendje kritike por në kondita “stabile”

Tani kuptohet se më tej nuk do të ketë njoftime të reja mbi gjendjen e zotit Johnson deri të Mërkurën.

VERITAS.COM.AL