SHQIPËRI- Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me tragjedinë në Bolu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë, pas tragjedisë në resortin e skive, ku dhjetëra persona humbën jetën.

Resorti turistik në Kartalkaya të Turqisë u përfshi nga flakët, një ditë më parë.

Reagimi i plotë i MEPJ:

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”

Për këtë tragjedi, Turqia ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *