Ditën e dielë, Ministria e Mbrojtjes lajmëroi krijimin dhe inaugurimin e një njësie ushtarake për sigurinë kibernetike në Shqipëri.
“Kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Njësia ushtarake u krijua me mbështjetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë një strukturë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“Aktualisht ndodhin rreth 1500-2000 sulme në ditë, por asnjë prej tyre nuk konsiderohet kritik”, citon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
”Është arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtjeje shumë i lartë. Ekspertët janë shumë të motivuar, janë 50% ushtarakë, 50% civilë”, tha ministri Niko Peleshi, duke theksuar se Shqipëria është pjesë e një qëndre inovacioni të mbrojtjes kibernetike të NATO-s në Estoni.