“Rama ka paraqitur ndryshimet dhe më pas ka lajmëruar se ditën e sotme nuk do të ketë seancë të jashtëzakonshme, dekretet ende nuk kanë marrë firmën e Presidentit Bajram Begaj”, raportoi ndër të tjera gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.
Më konkretisht ndryshimet në qeveri janë:
Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla.
Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.