Buxheti i vitit 2024 u miratua me 74 vota pro dhe 4 kundër nga mazhoranca, në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.
Mes rrëmujës, kaosit dhe tymit të shashkave të vendosur nga deputetë të Foltores, seanca zgjati vetëm 8 minuta.
Kryetarja e Kuvendit përjashtoi sot deputetin Asllan Dogjani.
Në seancën e sotme munguan deputetët e dënuar Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Ndërkohë në sallë sot u pa edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk reagoi ndaj rrëmujës së shkaktuar nga Rithemelimi.