SHBA abstenon, 14 shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit votojnë pro.
U miratua mbrëmjen e sotme, e premte 23 dhjetor, rezoluta që kërkon ndalimin e kolonizimit izraelit, nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Rezoluta që e urdhëron Izraelin të “ndërpresë menjëherë dhe plotësisht çdo veprimtari kolonizuese në territorin e pushtuar palestinez, ndër të cilin, Jerusalemin Lindor”, u miratua nga 14 prej 15 shteteve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
SHBA, që zakonisht i kundërvihej me veton e saj çdo rezolute që synonte çështjen e kolonizimit të territoreve të pushtuara palestineze, kësaj here e abstenoi projekt-rezolutën e paraqitur nga Zelanda e Re, Malajzia, Venezuela dhe Senegali.
Këto ditët e fundit, kur më në fund u bë e qartë se ekipi i Obamës nuk kishte ndërmend të përdorte të drejtën e vetos, pavarësisht nga qëndrimi presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për të mos e miratuar këtë rezolutë, Izraeli ndërmori një veprimtari të dendur diplomatike nga ana e shtetit hebre në përpjekje për ta bllokuar atë. Një ditë më parë, Egjipti, që e kishte propozuar këtë projekt-rezolutë, ishte tërhequr nën presionin e Izraelit dhe të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
/Veritas.com.al/