Steve Mostyn, një mega donator i Demokratëve Barack Obama dhe Hillary Clinton, vdiq pas “një fillimi të papritur dhe lufte me sëmundje mendore”.
Ndërsa vdekja e tij duket se është vetëvrasje, familja akoma nuk ka komentuar mbi shkaqet e vdekjes.
Mostyn, një avokat i famshëm i zonës së Houston-ishte një nga donatorët më të mëdhenj në vend të kauzave të Demokratëve.
‘Chron.com’ raporton:
Mostyns janë bashkëthemelues të ‘Ready for Hillary PAC’, një komitet për iniciativë politike në mbështetje të Hillary Clinton për fushatën që nuk kishte sukses në zgjedhjet presidenciale. Njëkohësisht, sipas rekordeve të financave shtetërore, ai ka mbështetur edhe kandidatë Republikanë në zgjedhjet ‘primare’.
Në vitin 2016, Mostyn i dha Hillary Clinton 1 milion dollarë.
“The Statesman” raporton:
Mostyns ishte aktiv sidomos në vitin 2012, në zgjedhjet kombëtare, duke dhuruar 5.2 milion dollarë për komitetin e veprimit politik që mbështeste Presidentin Barack Obama dhe Demokratët.
Pyetjet janë ngritur pasi shkaku mbi vdekjen e tij janë mbajtur fshehur. Mostyn nuk ka apsur histori me sëmundje mendore.
Veritas.com.al/