Nga: Aleksandër Marku/
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në prezantimin e tij të parë në Selanik ka paralajmëruar gjatë një konference për shtyp para gjithë mediave vendase dhe atyre të huaja se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE-në nëse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.
“Sa i përket Shqipërisë do them këtë: nuk bëhet fjalë që Greqia të bjerë dakord me fillimin e negociatave BE-Shqipëri në se nuk shoh me vepra, masa të cilat do të zhdukin diskriminimet që bëhen në dëm të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri”- tha kryeministri i Greqisë.
Kreu i qeverisë greke ka theksuar se për këtë çështje ka biseduar gjatë vizitave të tij të fundit me presidentin francez Makron, kryeministrin holandez Route dhe kancelaren gjermane Merkel.
“Jam plotësisht i qartë në këtë çështje , ja kam transmetuar edhe presidentit Makron, edhe kryeministrit holandez Route, edhe kancelares Merkel pasi priten bisedime në Këshillin Europian në tetor. Nuk jemi atje ende. Do të duhet të shohim ndryshime me vepra të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit kombëtar grek”- u shpreh Mitsokatis.
Deklarata e Mitsotakit vjen vetëm disa javë pas paralajmërimeve të bëra nga ministri i Jashtëm Nikos Dhëndias gjatë prezantimit të programit të qeverisë së re greke ,ndërsa burime qeveritare shprehen se ndjekin me kujdes dhe vëmendje zhvillimet politike të muajve të fundit në Shqipëri.
Veritas.com.al/