Agjencia shtetërore e punëve me besimet fetare është vënë nën kritika shumë të ashpra ditën e Enjte, nga opozita kryesore pasi tha se vajzat e reja që në moshën nëntë vjeç mund të martohen- sipas ligjit Islamik, raporton AFP.

Drejtoria e punëve me besimet fetare ‘Diyanet’ tha të Martën se mosha minimale për vajzat që të martohen është nëntë, ndërsa për djemtë është dymbëdhjetë vjeç- sipas disa mediave turke, përfshi gazetën e përditshme ‘Hurriyet’ që citon agjencinë shtetërore të Lajmeve AA.

Postimi, i cili mori formën e deklarate të shpjeguar sipas ligjit Islamik, ka qenë rrëzuar pas përplasjeve të opozitës dhe grupeve të të drejtave të grave.

Kryetari i Komisionit të Lartë të Punëve me Besimet, Ekrem Keles ditën e Enjte tha për gazetën Hurriyet se mosha më e re për vajzat që të martohen është 17 vjeç dhe për djemtë- 18.

“Harro 9 ose 10 vjeç fëmijë që të martohen; një fëmijë në moshën 15 vjeç as mund të martohet dhe as martohet”, tha ai.

Mosha legale për martesë në Turqi është 18 vjeç.

Por ligji Turk thotë se në rrethana të jashtëzakonshme, një gjykatës mund të japë leje për meshkujt dhe femrat që të martohen në moshën 16 vjeç.

Deputetja nga Partia e Popullit Republikan, opozita kryesore në Turqi,  ka akuzuar qeverinë se është “më e interesuar se si të martojë fëmijë në moshë të re, kur është e nevojshme të flitet për edukimin dhe shëndetin e fëmijëve”.

Ndërkohë deputeti i CHP, Murat Bakan ka shkruar në Twitter se martesa e fëmijëve ” dhunon të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut”, duke shtuar se partia e tij ka bërë thirrje për hetim parlamentar ndaj martesave të fëmijëve.

Veritas.com.al/