Dy gjinekologët e ndaluar për vdekjen e Aida Çajka, gruas shtatzënë që humbim jetën në maternitetin e Tiranës, janë paraqitur sot në gjykatë për masën e sigurisë. Dritan Deçka dhe Helidon Klosi akuzohen për neglizhencë dhe mjekim të pakujdesshëm të gruas shtatzënë.
Dje dhe pardje, mjekët të spitalit gjinekologjik si edhe mjekë të spitaleve më të vegjël në disa krahina të vendit, kanë protestuar kundër ndalimit të kolegëve të tyre. Përveç pjesëtarëve të familjes, askush tjetër nuk ka protestuar për vdekjen e nënës dhe fëmijës së saj.
Aida Çakja, një nënë 35 vjeçare, shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, u paraqit në Maternitetin e Tiranës në gjendje të rënduar shëndetësore. Mjekët e këtij spitali e dërguan në Spitalin e Përgjithshëm QTU, me idenë e një simptome jashtë- shtatzënie. Edhe QTU e përcolli drejt Sanatoriumit, për një vizitë që lidhet me probleme pnoumonare.
Nëna shtatzënë, pasi humbi shumë orë pa ndihmën e mjekut dhe ece-jake pa fund për shkak të paaftësisë së mjekëve, më në fund u paraqit në Maternitet, ku humbi jetën. Mjekët përmendën disa simptoma, por asnjë përfundimtare. Ajo që u tha më në fund ishte se “pacientja humbi jetën për shkak të shtatzënisë; i çahet shpretka sepse fëmija ishte në peshë të madhe”. Sipas mjekëve, jeta e nënës dhe fëmijës do të ksihte shpëtuar sikur mjekët të kishin ndërhyrë në kohën ë duhur.
Akoma pa dalë ekspertiza e plotë, Prokuroria urdhëroi ndalimin e dy mjekëve, Dritan Deçka dhe elidon Klosi.
Menjëherë pas kësaj u ngritën mjekët në protesta ku kërkojnë lirimin e kolegëve.
Akti i mjekëve ka rënë në sy si një aleancë me njëri tjetrin, por jo me misionin e tyre human. Një grua dhë fëmija që vdesin në duar të mjekëve por pa ndihmën e mjekëve, flet njëmijë herë më shumë se sa një ndalim i mjekëve para ekspertizës së plotë. Në situatën shumim kritike ndaj shëndetësisë në Shqipëri dhe shërbimit mjekësor, revolta e mjekëve në sensin jo human, krijon edhe një herë mendim në publik se mjekët interesohen më shumë për viktimën se sa për shërbimin ndaj pacientit.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë po sot ka lënë të lirë dy mjekët e dyshuar për pakujdesi që shkaktuan vdekjen e nënës dhe fosnjës së saj.