Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë i referohem një informacioni konkrete që mora për njësinë 10 se vijnë shumë informacione dhe do të shikoni shumë prej tyre në orët që vijnë. I referohem një denoncimi konkret nga një qytetar tek njësia 10.
Me metoda që nuk jam shumë i kualifikuar për t’i vlerësuar, por sipas ekspertëve të IT që jam konsultuar është e mundshme. Zoti Celibashi thotë se kjo nuk është e mundur, por kam informacione se kjo mund të ndodhë”,- tha Meta.
Më tej ai u ndal edhe tek vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 2 javore të emigrantëve. Sipas tij, ky vendim është qartazi politik për ta ndaluar votën e emigrantëve.
“Ndalimi i votimit të emigrantëve në 25 prill përbën një akt diskriminues dhe barbar për të drejtën për të zgjedhur. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkatdhetarëve tanë është pretekst fals dhe i paskrupult poër ndalimin e votës së emigrantëve.
Kë të besojmë ne Komitetin politik të partisë shtet që zbaton qorrazi urdhërat. Apo Qendrën kombëtare të Amerikës, që tha se qytetarët që e kanë kaluar koronavirusin mund të votojnë lirshëm në zgjedhje. Ky qëndrim është vetëm teknik, i bën apel urgjent qeverisë dhe komitetit të ekspertëve të dhunuar që të herë menjëherë këtë vendim.
Është një veprim antikushtetues. Arsyetimi i ndalese për të mos marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals, i paskrupullt. Ky është një dështim i turpshëm. Atyre po u ndalohet e drejta për të votuar. I bëj apel KQZ të heqë menjëherë këtë vendim”,- tha Meta.
VERITAS.COM.AL