Studiuesi i historisë dhe arkeologjisë, Moikom Zeqo tha në studion e ‘DritaremeRudinën’ se debati i ashpër për mbulimin e Skënderbeut, gjatë faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej”, nuk ka të bëjë me myslimanët. Ai tha se reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të tmerrshme dhe pohoi se shumë njerëz e kanë kërcënuar pas reagimeve që ai ka bërë.

Zeqo u shpreh më tej se kjo çështje është manipuluar nga media.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me myslimanët e Shqipërisë. Ata kanë merita të jashtëzakonshme. Një mysliman ishte ai që zgjodhi flamurin e Skënderbeut, siç ishte Ismail Qemali, ndërsa një mysliman tjetër shkroi historinë e tij, siç ishte Naim Frashëri.

Në këtë çështje ka një manipulim mediatik.

Këtu ka një alergji të madhe ndaj Skënderbeut. Çështja e Skënderbeut nuk është një çështje e thjeshtë. Kanë 500 vjet që e sulmojnë, e quajnë antihero”, tha Zeqo.

Veritas.com.al/