Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me incidentet e ndodhura dje në protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Kujtojmë se pas fjalimit të Berishës, protestuesit i vunë flakën pjesës së përparme të godinës së Këshillit të Ministrave duke hedhur shishe molotovi.
Më pas disa prej tubuesve hoqën një gardh metalik, ndërsa efektivët e policisë nuk lejuan qytetarët që të hyjnë në oborrin e kryeministrisë.
Incidenti më i rëndë u regjistrua kur një nga protestuesit u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së molotovit dhe lëndëve piroteknike. Nga ana tjetër dy efektivë policie mësohet se kanë mbetur të lënduar.
Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Partia Demokratike zhvilloi dje, më 22 dhjetor, protestën kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Komente