
Monedha europiane ka nisur të humbasë përsëri pikë kundrejt monedhes shqiptare. Vetëm në 5 ditë euro është dobesuar me 2 pikë.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet tashmë me 108.6 lekë nga mbi 110 që ishte rreth një javë më parë.
Po ashtu edhe monedhat e tjera të huaja janë dobësuar. Një dollar aktualisht po shkëmbehet me 99 lekë.

Agjentë të kursit të këmbimit e shpjegojnë këtë situatë me luhatjet në një moment që po mbaron sezoni turistik.
Banka e Shqipërisë paralajmëroi më herët se kursi i këmbimit do të qetësohej me ardhjen e shtatorit, por euro do të kishte një tjetër nivel përballë lekut.