Ish deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.

Teksa fillimisht përshëndeti gazetarët, Kryemadhi u shpreh se po priste avokatët.

Më pas ajo deklaroi se do të japë më tepër detaje pasi të dalë nga SPAK.

“Të pres pak avokatët unë. Kur të dal do të jap intervista”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se tashmë që SPAK ka mbyllur hetimet, është gati të depozitojë në GJKKO dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie. Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie. Pirro Xhixho, akuzohet për korrupsion pasiv, Ema Çoku, për pastrim parash ndërsa Fatime Kryemadhi dyshohet se SPAK e akuzon për pastrim parash.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *