Edi Rama: Çfarë janë të zgjedhurit nga popullit?! Për t’u marrë si kokën në pjatën e gjyqësorit. Grupi i strukturuar kriminal, i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn.
Çfarë drejtësie është kjo, e çfarë gjykatësish janë këta?.
Ra grupi i strukturuar, nuk është ekzistent, por Ilir Beqaj?! Pasi u ngrit si grup i strukturuar, nuk paska grup të strukturuar, këtu te ne prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kerkuar imunitet, nuk ka imunitet në Shqipëri ndaj hetimit, ndaj përgjimit, nuk ekziston siç e kanë në Itali e Gjermani. Ku nuk guxojnë që ta zënë në gojë emrin e deputetit e jo më të nisin hetim. Në Shqipëri ne nuk e kemi, e kemi hequr me konsensus në vitin 2012.
Dhe ne të gremë dorën që të çojmë në burg një deputet në këto dokumente?! Kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë, të vijën të armatosur me prova. Siç kanë ardhur në dy rastet e mëparshme.
Po, t’i vish Kuvendit me një incizim qesharak, duke na vënë në pozita absurde ne, shumicën socialiste, që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë së pavarur, por edhe i kemi dhënë edhe lëkurën. Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Evropës. Ama dinjiteti i parlamentit, nuk ka dalë pazarin e gjësë së gjallë. Tani unë e di shumë që ç’nuk do thonë, por ky është një qëndrim i prerë, kundër dhënies së vendimit për arrestit të një deputeteje. Është shumë parësor, edhe për drejtësinë që të vendosë dhe të gjykojë. Mosdhënia e lejes së arrestit nuk është presion është detyrim nga ana jonë.
Le ta hetojnë Belinda Ballukun, por të mos fyejnë inteligjencën tonë, duke thënë që po rrezikon që të prishë provat, se kanë që para 6 viteve. Sot është deputete, as nuk bëhet fjalë. Pastaj Gjykata të vendosë si ta shikojë të arsyeshme, është e pavarur. Ky është qëndrim i jonë, edhe pikë.
Komente