Në episodin e dhjetë të rubrikës “Sy s’Sy”, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili ka shprehur shqetësim për votën e diasporës.

“E mira është që emigrantët të vijnë dhe të votojnë, por jo me postë se bëhen manipulime. Ata se dinë se si jetojmë ne pavarësisht se janë fëmijët tanë dhe i dinë hallet, por ata e shohin Shqipërinë nga jashtë”, është komenti i qytetarit.

Kryeministri duke iu përgjigjur komentuesit, tha se emigranët e vlerësojnë më mirë ndryshimin që ka pësuar Shqipëria ndër vite.

Emigrantët e dinë mirë, madje shumica janë më të kthjellët se sa ne për tre gjëra. E para, ata janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë sepse nga një anë patjetër që nuk i kanë ato “gër-mëret” e hetës së këtushme, por nga ana tjetër kanë mundësinë të vlerësojnë dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar. E dyta, emigrantët nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë dhe shpesh herë as i kuptojnë ankesat tona për faktin që kafet dhe restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ulur ankohen më shumë “jo s’ka bukë, jo s’ka ujë, jo s’ka rrugë, jo s’ka punë”.

Emigrantët punojnë fort, shpesh bëjnë nga dy punë. Paguajnë fatura dhe lodhen shumë për të përballuar kostot që janë rritur në Evropë në krahasim me pagat. E treta, ata dinë ta vlerësojnë më shumë se sa ne rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve. Thotë një fjalë e urë “mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët.” Emigrantët e dinë mirë, shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe të shikosh që do ta bëjnë”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *