Doktorët janë këshilluar që grave shtatzënë që pritet të bëhen nëna t’u thërritet jo “mama” por “person shtatzënë”. Kjo kërkohet me qëllim që të mos ofendohen njerëzit transgender. Kjo është kërkuar në Shoqëria Mjekësore Britanike (BMA).

Këshilla kontroverse është shkruar në 14 faqet të bllokut të guidës  që titullohet “gjuha përfshirëse në vendin e punës”. Dokumenti, gjithashtu vë si normë që termat “femër biologjike” dhe “mashkull biologjik” janë problematikë dhe i këshillojnë doktorët që në vend të këtyre fjalëve të përdorin “mashkull “i shënuar” ose femër “e shënuar” në lindje.

775,000 gra lindin ç4do vit në Britani; përveç këtye një numër i madh janë ato që janë shtatzënë dhe presin të bëhen nëna.

Pavarësisht nga kjo, BMA kërkon që fjala “mama” të hiqet nga fjalori i doktorëve në periudhën e shtatzënisë sepse shpesh ofendon njerëzit transgener.

BMA kërkon që për shkak të diversitetit të zhduket fjala “mama”.

/Veritas.com.al/