Vijon ndikimi i valëve të nxehtit afrikan në Shqipëri duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore Lindore si edhe pjesërisht në zonat e ulëta duke lënë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 1 ballë.
Republika e Kosovës
Orët e paradites, në republikën e Kosovës do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. Por parashikohet që pas mesdite në Kosovë të ketë kalim të vranësirave nëpër të gjithë kosovën, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Po ashtu temperaturat e ajrit do të jenë të larta në të gjithë republikën e Kosovës deri në 31 gradë C.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen gradualisht në pothuajse të gjithë MV, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit në MV do të ngjiten deri në 33 gradë C.
Evropa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi Atlantikun e veriut, do të sjellë shira të konsiderueshëm si edhe stuhi të forta ere në Gadishulli Skandinav dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu zona të izoluara në Qendër të kontinentit do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri; si pasoje e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik pas temperaturave të larta që përjetoi Evropa Qendrore. Ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të jenë; Gadishulli Iberik, Europa Juglindore si edhe brigjet e Egjeut./abcnews.al