Si pasojë e situatës së përkeqësuar të motit në Vlorë, duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme deri në datën 23 janar do të jenë të pezulluara lundrimi i anijeve të vogla. Anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk do të operojnë nesër, por do të vazhdojnë lundrimin normalisht në datën 22.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Janar 2023 ora 22:00.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023 duke filluar nga ora 18:00 datë 20 Janar 2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft 10-15m/s, 1.50-2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.