(Foto: Vlora në Gusht, nga Hektor Pustina)/

Jo, nuk është vendi për t’u gëzuar shumë. Megjithëse që nesër nis rënie e temperaturave të motit mbi vendin tonë.

Dmth., një rënie nga shumë lar në nivel të lartë- kjo është rënia e pritur.

Sipas Meteoalb, në 10- ditshin e dytë dhe të tretë të Gushtit do të ketë një rënie temperaturash mes 5 dhe 3 gradë, por jo më shumë. Më qartë, temperaturat do të zbresin nga 40 gradë Celsius në 35 ose rrotull kësaj shifre.

Priten edhe reshje shiu, por në sasi shumë të vogla, sidomos në zonat malore; priten për datat 8, 9 dhe 10 gusht.

Veritas.com.al/